Shpëtohen rreth 1400 emigrantë në Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36796-shpëtohen_rreth_1400_emigrantë_në_mesdhe
Garda bregdetare e Italisë ka shpëtuar të paktën 1400 emigrantë në detin Mesdhe. Që nga fillimi i këtij viti e deri tani nëpërmjet detit Mesdhe në brigjet e Italisë kanë arritur 171 mijë emigrantë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Nëntor 29, 2016 06:54 Europe/Tirane
  • Shpëtohen rreth 1400 emigrantë në Mesdhe

Garda bregdetare e Italisë ka shpëtuar të paktën 1400 emigrantë në detin Mesdhe. Që nga fillimi i këtij viti e deri tani nëpërmjet detit Mesdhe në brigjet e Italisë kanë arritur 171 mijë emigrantë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka thënë se afro 340 emigrantë të mundshëm janë vrarë ose janë zhdukur gjatë dy ditëve të kaluara, duke u përpjekur ta kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në Evropë. Zëdhënësi i kësaj organizate, Flavio Di Giacomo, thotë se 103 njerëz kanë vdekur kur anija e tyre e gomës është fundosur mbrëmë vonë. Duke i llogaritur edhe tragjeditë e mëparshme, numri i të vrarëve prej së martës, është më tepër se 340 emigrantë. Ai ka theksuar se kontrabandistët me njerëz në Libi po i detyrojnë emigrantët e mundshëm që të transportohen me anije, përkundër motit të keq dhe kushteve tejet të vështira. Di Giacomo tha se 4,500 migrantë të mundshëm janë vrarë ose janë zhdukur, duke u përpjekur të arrijnë në Evropë, gjatë vitit 2016. Më se 4 mijë prej tyre ishin përpjekur të arrijnë në Itali nga Libia ose Egjipti.