Kushti i Rusisë për fillimin e bisedimeve me NATO-n
(last modified Tue, 29 Nov 2016 06:35:01 GMT )
Nëntor 29, 2016 07:35 Europe/Tirane
  • Kushti i Rusisë për fillimin e bisedimeve me NATO-n

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO ka theksuar se Rusia nuk do të hyjë në bisedime me NATO-n në lidhje me kontrollin e armatimit, përveç në kohën kur kjo organizatë të ndalë forcimin e frontit të saj lindor.

Kanali televiziv Al Alam  njoftoi se Aleksander Grushkov deklaroi se aktualisht është komplikuar situata në fushën e veprimit për krijimin e besimit dhe bashkëpunimit të sigurisë mes Rusisë dhe NATO-s. Aleanca Veri-Atlantike kërkon nga Rusia që të bëjë hapa në këtë drejtim, mirëpo njëkohësisht me këtë ajo po vazhdon krijimin e bazave ushtarake dhe forcimin e frontit lindor. Nëse NATO dëshiron të marrë në dorë mbikëqyrjen mbi armatimin, atëherë duhet të heqë dorë nga përpjekjet e saj për superioritetin ushtarak ndaj Rusisë",- shtoi ndër të tjera përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO.

Tags