OKB paralajmëron mbi vrasjen e myslimanëve në Mianmar
(last modified Thu, 01 Dec 2016 06:01:48 GMT )
Dhjetor 01, 2016 07:01 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron mbi vrasjen e myslimanëve në Mianmar

Komisari i lartë për çështjet e emigrantëve dhe të të shpërngulurve ka deklaruar se myslimanët e Mianmarit janë bërë viktima të krimeve çnjerëzore të forcave qeveritare të këtij vendi.

Xhon Mek Kissick deklaroi se forcat ushtarake të Mianmarit, prej muajit tetor kanë nisur sulme të egra ndaj myslimanëve Rohingia duke i detyruar ata që të largohen në drejtim të Bangladeshit.  Mianmari po përpiqet që të spastrojë etnikisht minoritetin mysliman Rohingija nga territori i tij. Sipas zyrtarit të lartë të OKB për refugjatë Xhon Mek Kissick, forcat e armatosura të Mianmarit kanë vrarë shumë njerëz në krahinën Rakine dhe mijëra të tjerë janë detyruar të shpërngulen në Bangladesh. Minoriteti Rohingija, i cili përbëhet nga rreth 1 milionë njerëz, konsiderohen nga shumica budiste në Mianamar si emigrantë të jashtëligjshëm nga Bangladeshi, megjithëse jetojnë aty prej qindra vitesh. Atyre u është mohuar nënshtetësia e Minamarit. Sipas McKissick, ushtria e Mianmarit ka djegur fshatra të tëra dhe ka vrarë, torturuar dhe përdhunuar me qindra në përpjekje për ta dënuar këtë minoritet nga vendi. Qeveria e Minamarit ka deklaruar se komentet e OKB nuk janë të vërteta dhe se ushtria e saj po kryen operacione anti-terror në këtë zonë të vendit. Por sipas OKB dhe shumë ekspertëve është e qartë se këto operacione po përdoren si mbulim për spastrime etnik. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se myslimanët e persekutuar Rohingia vazhdojnë të jetojnë në ‘kushte të tmerrshme’, pavarësisht premtimeve nga partia opozitare fituese e zgjedhjeve për të mbrojtur të drejtat e minoritetit në Azinë Juglindore. Drejtor i operacioneve në Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), i bëri këto komente të martën pas një vizite në shtetin perëndimor Rakhine, ku myslimanët Rohingia u kanë bërë ballë sulmeve të dhunshme dhe diskriminimit nga shumica budiste. 140,000 myslimanë Rohingia të shpërngulur jetojnë në kampe, pasi fshatrat e tyre u dogjën në vitin 2012. Kissick tha se u trondit kur pa kushtet e strehimeve të përkohshme dhe se shumë prej tyre ishin në prag të kolapsit, duke shtuar se shumë prej myslimanëve Rohingia u mohohet trajtimi mjekësor për shkak të fesë së tyre. ‘Të copëtohet zemra kur sheh kaq shumë fëmijë të jetojnë në kushte të tmerrshme. Një nënë më tha se foshnja e saj, që kishte pak më shumë se një muaj që kishte ardhur në jetë, vdiq nga mungesa e oksigjenit në dhjetor, pasi i ishte mohuar aksesi për t’u trajtuar në spital,’ tha zyrtari i OKB-së. Kjo ndodhi ndërsa partia opozitare e Mianmarit, Lidhja Kombëtare për Demokraci, fitoi zgjedhjet parlamentare nëntorin e kaluar. Liderja e partisë, Aung San Suu Kyi deklaroi se do t’i mbrojë myslimanët në vend. Mbi 1.3 milionë myslimanë Rohingia në Mianmar përballen me diskriminimin, u kontrollohen lëvizjet, madhësia e familjes dhe qasja në punë. Vitet e fundit, shumë myslimanë Rohingia janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë shpërngulur për shkak të sulmeve nga budistët ekstremistë, sidomos në Rakhine. Mianmari i mohon shtetësinë e plotë popullsisë Rohingia.

 

 

Tags