Miratohet buxheti mbrojtës prej 619 miliard dollarësh i qeverisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37261-miratohet_buxheti_mbrojtës_prej_619_miliard_dollarësh_i_qeverisë_amerikane
Kongresi amerikan ka miratuar buxhetin prej 618.7 miliard dollarë në sektorin e mbrojtjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 03:39 Europe/Tirane
  • Miratohet buxheti mbrojtës prej 619 miliard dollarësh i qeverisë amerikane

Kongresi amerikan ka miratuar buxhetin prej 618.7 miliard dollarë në sektorin e mbrojtjes.

Lajmi bëhet i ditur nga kanali Press Tv, sipas të cili buxheti i vitit të ardhshëm për mbrojtjen në Amerikë është miratuar me 375 vota pro kundrejt 34 votave kundër. Me këtë buxhet të propozuar nga presidenti Barack Obama, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) mund të paguajë pagat dhe të marrë në shërbim më shumë forca ushtarake. Me anë të këtij buxheti, Pentagoni mund të rrisë pagat deri në shumën 8.3 miliard ose 3.2 më shumë sesa shumë e kërkuar nga presidenti Obama.