Kongresi i dorëzon 'armën' Trump-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37498-kongresi_i_dorëzon_'armën'_trump_it
Votimi i fundit i Kongresit amerikan për vazhdimin dhjetëvjeçar të sanksioneve ekzistuese kundër Iranit, i siguron një "armë" të fortë Presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, për dhënien fund të marrëveshjes bërthamore të Iranit, ka thënë një gazetar investigativ në Uashington.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 19:00 Europe/Tirane
  • Kongresi i dorëzon 'armën' Trump-it

Votimi i fundit i Kongresit amerikan për vazhdimin dhjetëvjeçar të sanksioneve ekzistuese kundër Iranit, i siguron një "armë" të fortë Presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, për dhënien fund të marrëveshjes bërthamore të Iranit, ka thënë një gazetar investigativ në Uashington.

Projektligji për vazhdimin e sanksioneve kundër Iranit, u miratua në Senatin e Amerikës me 99 vota pro dhe pa asnjë votë kundër. Ky projektligj në Kongresin e Amerikës ishte miratuar me 419 vota pro përballë një vote kundër. Vazhdimi për dhjetë vjet i sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit bëhet pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës i cili ka kritikuar qeverinë aktuale të Amerikës për politikat e saj ndaj Iranit. "Unë mendoj se është një veprim shumë i keq i Senatit amerikan, i cili në thelb po bën përpjekje për anulimin e marrëveshjes bërthamore e cila ka karakter ndërkombëtare dhe që deri ën arritjen e saj është punuar shumë", tha Wayne Madsen, shkrimtar dhe gazetar i specializuar në inteligjencë dhe çështje ndërkombëtare. Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ose  G 5+1 - Shtetet e Bashkuara, Britania, Rusia, Kina, Franca, si dhe Gjermania - arritën një marrëveshje historike bërthamore vitin e kaluar, sipas të cilës Teherani ka rënë dakord për të kufizuar disa aspekte të programit të tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve bërthamore. "Ky veprim i Senatit amerikan është sikur t'i japësh Donald Trump-it në dorë një armë të cilën ai ishte zotuar më parë se do ta shfrytëzonte atë", tha Madsen, në një intervistë me kanalin televiziv Press TV. Madsen i ka bërë thirrje Barak Obamës që të përdorë veton kundër këtij projektligji i cili është mbështetur fuqishëm nga senatorët pro-izraelitë, si Charles Schumer nga Nju Jorku dhe Bob Corker nga Tennessee. Ky ligj për të hyrë në fuqi, do të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për të marrë nënshkrimin e Barak Obamas, presidentit të SHBA-ve. Administrata e Barak Obamës ka shprehur rezerva në lidhje me dobinë e këtij ligji, por disa zyrtarë të Kongresit kanë thënë se pritet që Obama t’a nënshkruajë ligjin, kur ai të mbërrijë në tavolinën e tij. Ky ligj ishte vendosur të përfundojë në fund të vitit 2016. Vlen të theksohet se ligji për sanksionet kundër Iranit i njohur me emrin "Damato" për herë të parë është miratuar në vitin 1996 në Kongresin e Amerikës dhe që nga ajo kohë e deri më tani është vazhduar disa herë. Irani ka paralajmëruar se vazhdimi i sanksioneve të Amerikës kundër Iranit përbënë shkelje të marrëveshjes bërthamore dhe se do të përgjigjet ashpër kundër këtij veprimi.