Shpallet rezultati primar i zgjedhjeve presidenciale në Austri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37537-shpallet_rezultati_primar_i_zgjedhjeve_presidenciale_në_austri
Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.
(last modified 2026-03-01T06:27:53+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 07:15 Europe/Tirane
  • Shpallet rezultati primar i zgjedhjeve presidenciale në Austri

Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.

"Ju jam mirënjohës", - tha pas njoftimeve për numërimin paraprak të votave Alexander Van der Bellen në Vjenë. Kurse Norbert Hoferi shkroi në facebook: "Ju më mbështetët me forcë dhe jam tepër i hidhëruar që nuk ia dolëm mbanë. Do të isha kujdesur me shumë dëshirë për Austrinë tonë". Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen. Kjo ngjarje konsiderohet shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë. "Rezultati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë", - tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier. "Fitorja e van der Bellen është një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian", - shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz.