Me dhjetëra myslimanë Ruhingianë të Mianmarit zhduken në det
(last modified Tue, 06 Dec 2016 05:33:26 GMT )
Dhjetor 06, 2016 06:33 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra myslimanë Ruhingianë të Mianmarit zhduken në det

Me dhjetëra myslimanë të Mianmarit të cilët synonin të arratiseshin me varka drejt Bangladeshit, janë zhdukur gjatë rrugëtimit në ujërat rajonale dhe supozohet të jenë mbytur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me mijëra myslimanë Runigian janë shpërngulur në Bangladesh për shkak të zgjerimit të dhunës së ushtrisë së Mianmarit kundër këtij minoriteti etnik dhe fetar në provincën Rakhin. Faqja informative "Star" e Malajzisë në një raport të saj ka shkruar se një peshkatar i Bangladeshit i cili kishte shpëtuar nga mbytja një grua nga mesi dhjetëra personave që udhëtonin me varka, ka thënë se varka e tyre ishte mbytur në ujërat në afërsi të Bangladeshit pasi për një kohë të gjatë ishte ndjekur nga një varkë e ushtrisë së Mianmarit. Edhe pse nuk dihet saktë numri i personave që ishin në atë varkë, mirëpo disa burime kanë thënë se ajo varkë transportonte 31 persona. Sipas këtij burimi, policia e Bangladeshit dhe garda kufitare e këtij vendi kanë deklaruar se nuk kanë informacione në lidhje me ndodhjen e kësaj ngjarje. Vlen të theksohet se që nga fillimi i muajit tetor kur filloi një valë e re e dhunës kundër myslimanëve Ruhingian në provincën Rakhin e deri më tani, janë shpërngulur me dhunë mbi 30 mijë persona dhe sipas raporteve të OKB, mbi 10 mijë persona kanë arritur të kalojnë në Bangladesh.

Tags