Merkel: Të ndalim burkën, aty ku mundemi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë të ditur se veshja e një “perdeje” që mbulon thuajse plotësisht fytyrën duhet të ndalohet në vend, “kudo që është e mundur ligjërisht diçka e tillë”.Gjatë një takimi të partisë së saj CDU, ajo doli në mbrojtje të ndalimit të të ashtuquajturave “burka” nëpër shkolla, gjykata dhe ndërtesat e tjera shtetërore.
Megjithatë është gjerësisht e pranueshme se ndalimi total i këtyre veshjeve do të ishte në shkelje të Kushtetutës së Gjermanisë.Merkel u rizgjodh si kryetare e CDU-së, por përballet me një sfidë të fortë nga partia e ekstremit të djathtë antiemigracion, “AfD” (Alternativa për Gjermaninë), në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.Niveli i mbështetjes së saj ka rënë që prej vendimit për të lejuar rreth një milion azilkërkues të hynin në Gjermani gjatë vitit të kaluar, në atë që u konsiderua si kriza më e rëndë e refugjatëve në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.