Paralajmërimi i Rusisë për NATO-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37987-paralajmërimi_i_rusisë_për_nato_n
Përfaqësuesi i Rusisë në NATO ka paralajmëruar në lidhje me zgjerimin e aktiviteteve ushtarake të kësaj organizate në lindje të Evropës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2016 11:05 Europe/Tirane
  •  Paralajmërimi i Rusisë për NATO-n

Përfaqësuesi i Rusisë në NATO ka paralajmëruar në lidhje me zgjerimin e aktiviteteve ushtarake të kësaj organizate në lindje të Evropës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Aleksandër Groshko, përfaqësuesi i Rusisë në NATO, të enjten ka deklaruar se veprimet e kësaj organizate ushtarake në zgjerimin e saj në drejtim të lindjes, paraqesin rrezik për sigurinë e Evropës. Moska që nga viti 2014 ka qenë dëshmitare e vazhdimit të stacionimit të sistemeve të mbrojtjes raketore nga Amerika në Poloni dhe Rumani (në lindje të Evropës) si dhe e pranisë së përkohshme ose të përhershme të ushtarëve të NATO-s në vendet baltike si Estoni dhe Letoni që gjenden pranë kufirit me Rusinë, Lituaninë dhe Gjeorgjinë, pesë ish republiktn sovjetike. NATO deri më tani nuk ka përfillur paralajmërimet e Moskës në lidhje me këtë çështje.