Dy shpërthime të fuqishëm në Stamboll, 20 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38137-dy_shpërthime_të_fuqishëm_në_stamboll_20_të_plagosur
Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 21:34 Europe/Tirane
  • Dy shpërthime të fuqishëm në Stamboll, 20 të plagosur

Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili tha se “shpresojmë mos ketë viktima”. Media vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor. Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila mendohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit, transmeton kanali privat NTV. Mediat gjithashtu thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh ambulancash dhe forca të shumta policie.