Donald Trump mundohet të ndajë Sirinë me paratë e arabëve
Donald Trump presidenti i zgjedhur i Amerikës në vazhdën e aventurave dhe ndërhyrjeve të Amerikës në Siri, ka deklaruar krijimi e një zone të sigurt në këtë vend, shpenzimet e së cilës do të paguhen nga vendet arabe.
Kjo është deklarata e parë të tij rreth Sirisë, pas fitores në zgjedhjet presidenciale dhe kjo deklaratë bëhet në kohën kur pothuajse i gjithë qyteti Alepo kontrollohet nga forcat e ushtrisë siriane. Qyteti Alepo për komplotuesit e huaj ka një rol tepër të veçantë, pasi me anë të terroristëve kanë thurur komplote të ndryshme kundër këtij qyteti. Në kuadër të planit për ndarjen e Sirisë, Alepo është programuar për tu shndërruar në kryeqytetin e të ashtuquajturit pjesa e ndarë e Sirisë që kontrollohet nga terroristët. Mirëpo rezistenca e ushtrisë dhe e popullit sirian dhe mbështetja e forcave popullore të Sirisë, bënë të mundur që qyteti Alepo të çlirohet dhe të kontrollohet plotësisht nga qeveria siriane. Çlirimi i qytetit Alepo nënkupton dështimin e planit të perëndimorëve dhe sionistëve dhe disa qeverive arabe mbështetëse të terroristëve së bashku me Turqinë në rajon. Në një farë mënyrë këtë dështim e tregon edhe deklarata e Trump. Ky është ai realitet i cili ka frikësuar mbështetësit e terroristëve me në krye Amerikën, të cilët tashmë janë duke menduar hartimin e një projekti të ri kundër Sirisë dhe për ndarjen e këtij vendi. Komplotet kundër Sirisë, janë në përputhje me planet rajonale dhe ato jashtë rajonit, të cilat kanë për qëllim ndarjen e re të rajonit të Lindjes së Mesme. Ndërkohë vendet arabe të rajonit, si financues kryesore janë kthyer në zbatues të planeve amerikane në rajon. Mbështetja financiare për terroristët dhe zbatimi i planeve komplotuese të Amerikës për rajonin e Lindjes së Mesme, vendet arabe të rajonit i ka përballur me probleme dhe kriza ekonomike. Bashkërenditja e veprimeve me Amerikën, këto vende i ka përballur me rrezikun e shkatërrimit që në vetvete është plan i Amerikës për rajonin. Për këtë arsye ky plan ka përfshirë vetë mbështetësit dhe aleatët e Amerikës dhe këtej e tutje duhen parë pasojat e zbatimit të këtij planit. Megjithatë Amerika me krijimin e zonës së sigurt në Siri synon forcimin e pozitës së terroristëve dhe krijimin e një boshllëku në operacionet anti-terroriste në Siri. Përveç kësaj ata Amerika synon të stabilizojë pozitën e terroristëve në zonat e kontrolluara prej tyre. Sjellja destruktive e Amerikës rreth zhvillimeve në rajon, ka krijuar dilema të shumta sa i përket pretendimeve të autoriteteve amerikane për luftën kundër ISIS dhe eliminimin e këtij grupi.