Rusia: Evropa të deklarojë distancimin nga terroristët
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se BE duhet ti përgjigjet kësaj pyetje të rëndësishme: A ndodhet në anën e terroristëve apo përpiqet për zgjidhjen politike të krizës siriane.
Aleksi Meshkov në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, tha se deri tani BE nuk ka luajtur rol aktiv për zgjidhjen politike të krizës në Siri dhe thërret shumë për dërgimin e ndihmave humanitare për Sirinë, por deri tani Brukseli jo vetëm që nuk ka dërguar asnjë ndihmë humanitare për Sirinë, por i ka imponuar popullit sirian sanksione tepër të ashpra. Zv/ministri i jashtëm rus theksoi se BE pretendon shumë por nuk është një aktor përcaktues në zgjidhjen e krizës në Siri, ndërsa Moska prapë deklaron se është e gatshme të bashkëpunojë me Brukselin për zgjidhjen e krizës siriane. Meshkov tha se BE duhet të shpallë distancimin nga terroristët dhe të mos hesht kur populli sirian masakrohet për vite me radhë nga grupet terroriste, shumica e të cilëve janë shtetas evropianë, ndërsa derdh lot krokodili kur forcat ruse dhe siriane shkatërrojnë terroristët dhe çlirojnë civilët nga zgjedha e terroristëve.