Dita botërore e emigracionit, protesta kundër Donald Trump në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39028-dita_botërore_e_emigracionit_protesta_kundër_donald_trump_në_amerikë
Shumë shtetas amerikanë me rastin e Ditës Botërore të Emigracionit kanë organizuar protesta kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 02:51 Europe/Tirane
  • Dita botërore e emigracionit, protesta kundër Donald Trump në Amerikë

Shumë shtetas amerikanë me rastin e Ditës Botërore të Emigracionit kanë organizuar protesta kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters sipas të cilës protestat janë organizuar në Nju Jork përballë selisë së OKB. Pjesëmarrësit në këto protesta që janë përkrahës të emigrantëve, kanë protestuar kundër deklaratave dhe pikëpamjeve të Donald Trump që janë kundër emigrantëve. Organizatorët thonë se këto protesta janë organizuar në mbështetje dhe në mbrojtje të emigrantëve për t’i ruajtur ata nga politikat e reja të cilat mund të bëjnë të mundur largimin e miliona njerëzve  nga Amerika. Kundërshtarët e Donald Trump kanë organizuar protesta edhe në Los Anxhelos, me rastin e ditës botërore të emigracionit. Në vitin 2000, OKB ka caktuar 18 dhjetorin si ditën botërore të emigracionit.