Së paku nëntë veta të vrarë nga sulmi në Berlin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39136-së_paku_nëntë_veta_të_vrarë_nga_sulmi_në_berlin
Së paku nëntë veta janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të Krishtlindjeve, në qendër të Berlinit, njoftoi policia gjermane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 18:48 Europe/Tirane
  • Së paku nëntë veta të vrarë nga sulmi në Berlin

Së paku nëntë veta janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të Krishtlindjeve, në qendër të Berlinit, njoftoi policia gjermane.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe tezga të rrëzuara. Policia tha se dyshon se kamioni është përplasur qëllimisht për turmën. Sipas mediave gjermane, shoferi është arrestuar. Kam dëgjuar zhurmë të madhe. Pastaj, kam shkuar në tregun e Krishtlindjeve dhe kam parë kaos. Shumë njerëz të plagosur. Vërtet traumatike”, ka përshkruar ngjarjen, për Televizionin CNN, Jan Hollitzer, zëvendës i kryeredaktorit në gazetën Berliner Morgenpost. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Ngjarja ka ngjallur kujtimet e një sulmi në Nicë të Francës, në muajin korrik, kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, me prejardhje tuniziane, ka përplasur një kamion 19-tonelatash për një turmë njerëzish, buzë plazhit, duke vrarë 86 veta. Policia ka qëlluar për vdekje sulmuesin, ndërsa përgjegjësinë për aktin e ka marrë grupi militant ISIS. e.v