Të shtëna me armë zjarri pranë Qendrës Islame në Cyrih
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39199-të_shtëna_me_armë_zjarri_pranë_qendrës_islame_në_cyrih
Mbrëmjen e së hënës në afërsi të Qendrës Islame në Cyrih të Zvicrës janë shënuar të shtëna me armë zjarri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2016 05:31 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë zjarri pranë Qendrës Islame në Cyrih

Mbrëmjen e së hënës në afërsi të Qendrës Islame në Cyrih të Zvicrës janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, gazeta zvicerane NZZ shkruan se nga këto të shtëna me armë zjarri janë plagosur 3 persona, ndërkohë që rrugët që të çojnë në qendrën Islame janë bllokuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ice Alley që është një prej rrugëve kryesore të Cyrihut dhe ku ndodhet Qendra Islame. Deri tani policia nuk ka publikuar lajme mbi autorët e kësaj ngjarjeje dhe shkakun e përdorimit të armëve të zjarrit.