Deklarata trepalëshe Iran, Rusi dhe Turqi rreth krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39226-deklarata_trepalëshe_iran_rusi_dhe_turqi_rreth_krizës_në_siri
Ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, në një deklaratë të përbashkët, kanë theksuar mbi përkrahjen e tre vendeve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë si një qeveri multinacionale, multifetare, josektare dhe demokratike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2016 15:32 Europe/Tirane
  • Deklarata trepalëshe Iran, Rusi dhe Turqi rreth krizës në Siri

Ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, në një deklaratë të përbashkët, kanë theksuar mbi përkrahjen e tre vendeve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë si një qeveri multinacionale, multifetare, josektare dhe demokratike.

Sipas agjencisë së lajmeve Pars Today, Mohamed Xhevad Zarif, Sergei Lavrov dhe Mevlud Caushoglu, ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, të martën në Moskë, në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar: Tre vendet besojnë se konflikti në Siri nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake dhe se ata pranojnë rolin e OKB në përpjekjet për zgjidhjen e kësaj krize në bazë të rezolutës 2254 të KS të OKB. Në këtë deklarate thuhet: Irani, Rusia dhe Turqia mirëpresin angazhimet për evakuimin e civilëve dhe të opozitarëve të dorëzuar nga lindja e Alepos dhe shpresojnë që ky proces të kryhet me sukses dhe siguri të plotë. Po ashtu në këtë deklaratë mbështetet edhe vendosja e një armëpushimi të plotë si dhe dërgimi i ndihmave humanitare pa asnjë kusht në Siri. Zarif, Lavrov dhe Caushogllu po ashtu në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë theksuar mbi nevojën e ndalimit emergjent të ndihmave të disa vendeve perëndimore dhe të rajonit për grupet terroriste posaçërisht në Siri.