Putin dekreton nënshkrimin e protokollit ushtarak me Sirinë
Vladimir Putin president i Rusisë ka lëshuar urdhrin për nënshkrimin e një protokolli ushtarak me Sirinë për vendosjen e forcave ajrore dhe zgjerimin e bazave ushtarake detare të Rusisë në këtë vend. Marrëveshja do të përfshijë edhe aktivitetet ushtarake të Rusisë në bazën Tartus të Sirisë.
Urdhri i Putin është një hap i rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjeve ushtarake të Rusisë me Sirisë për zgjerimin e pranisë ushtarake të Moskës dhe për vendosjen e bazave të përhershme ajrore dhe detare të Rusisë në Lindjen e Mesme. Për momentin ushtria ruse duke shfrytëzuar bazën ushtarake Tartus ka dërguar 15 anije luftarake dhe anije logjistike në Mesdhe. Në këtë mënyrë sa herë që përfundon misioni i ndonjë prej këtyre anijeve, ajo zëvendësohet menjëherë me një anije tjetër dhe në këtë mënyrë ushtria ruse gjithmonë do të jetë në mbrojtje të brigjeve të Sirisë. Autoritetet e larta ushtarake dhe politike të Rusisë kanë arritur në përfundimin se Rusia për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe për të luajtur një rol me ndikim në zhvillimet rajonale, në vend që të qëndrojë në rangun e një fuqie rajonale duhet të ndryshojë për tu ngritur në një fuqi ndërkombëtare. Si rezultat Rusia përkundër politikave të Jelsin në vitin 1990, i cili për shkak të krizës financiare u detyrua të mbyllë shumë prej bazave ushtarake të Rusisë në vendet e tjera të botës, tani jo vetëm që do të forcojë praninë e saj në Siri, por po bën përpjekje për të shtruar praninë ushtarake edhe në vende të tjera dhe strategjike të botës. Sipas strategjisë së re ushtarake të Rusisë të miratuar më 30 nëntor të vitit 2016, Moska për të pasur rolin e një fuqie ndërkombëtare dhe me ndikim në zhvillimet ndërkombëtare duhet të zgjerojë bazat e saj ushtarake në vendet strategjike të botës sidomos në Azi, Paqësor, Amerikën Latine dhe në Lindjen e Mesme. Në realitet Putin me urdhrin për zbatimin e protokollit ushtarak me Sirinë ka hedhur edhe një hap tjetër për të pasur prani afatgjatë ushtarake në rajonin e rëndësishëm të lindjes së Mesme. Sigurisht që kjo veprimtari nuk pëlqehet nga perëndimi dhe në veçanti nga Amerika dhe NATO. Rusët duke stabilizuar praninë e tyre në Siri, do të bëjnë akoma më shumë përpjekje për vendosjen e sigurisë dhe për t’i ardhur në ndihmë qeverisë së ligjshme të Sirisë në luftën e tyre kundër grupeve terroriste. Si rezultat kjo do të neutralizojë dhe asgjësojë të gjitha përpjekjet e grupeve terroriste dhe qeverive përkrahëse të tyre arabe dhe perëndimore.