Junker kritikon sjelljen e Evropës ndaj refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39646-junker_kritikon_sjelljen_e_evropës_ndaj_refugjatëve
Zhan Kloud Junker ka theksuar se sulmi terrorist në tregun e krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë nuk duhet të shndërrohet në mbylljen e rrugëve për hyrjen e emigrantëve në Evropë
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 11:28 Europe/Tirane
  • Junker kritikon sjelljen e Evropës ndaj refugjatëve

Zhan Kloud Junker ka theksuar se sulmi terrorist në tregun e krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë nuk duhet të shndërrohet në mbylljen e rrugëve për hyrjen e emigrantëve në Evropë

Vlen të theksohet se nga sulmi me kamion në një treg krishtlindjesh, të paktën 12 persona gjetën vdekjen dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi i përgjakshëm që la pas 12 viktima është marrë përsipër nga grupi terrorist ISIS. 

I dyshuari për këtë sulm është vrarë në Mialano të Italisë. Ministri i brendshëm i Italisë në një konferencë për shtyp ka thënë se personi që është vrarë në Milano, padyshim se është i dyshuari për sulmin terrorist në Berlin. Sipas policisë, Amiri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Por në vend të tyre, Amiri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë.