Vritet përfaqësuesi i Rusisë në NATO
Dhjetor 26, 2016 14:12 Europe/Tirane
Pas vrasjes së dy diplomatëve rusë javën e kaluar, sot në Belgjikë është vrarë edhe ambasadori i Rusisë në NATO.
Burime nga ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftuan se përfaqësuesi rus në NATO u vra në një prej rrugëve të Brukselit. Deri tani nuk dihen shkaqet e atentatit kundër përfaqësuesit të Rusisë në NATO, që është diplomati i tretë rus që vritet brenda një jave. Javën e kaluar në Turqi u vra ambasadori i Rusisë gjatë një fjalimi që ai po mbante në një ekspozitë pikturash. Vetëm disa orë pas publikimit të lajmit të vdekjes së ambasadorit rus, u publikua lajmi për vrasjen e Peter Polshikov një tjetër diplomat rus i cili është vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij në Moskë.
Tags