Trump zgjedh këshilltarin për çështje të sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40066-trump_zgjedh_këshilltarin_për_çështje_të_sigurisë
Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, të martën ka zgjedhur Tomas Busert në postin e këshilltarit të tij për çështje të sigurisë dhe luftë kundër terrorizmit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 04:05 Europe/Tirane
  • Trump zgjedh këshilltarin për çështje të sigurisë

Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, të martën ka zgjedhur Tomas Busert në postin e këshilltarit të tij për çështje të sigurisë dhe luftë kundër terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tomas Busert gjatë mandatit të Xhorxh W. Bush ka qenë këshilltar i tij për çështje të sigurisë së brendshme. Tomas Busert si asistent i presidentit të shtetit të Amerikës për çështje të sigurisë së brendshme dhe për luftë kundër terrorizmit, do të jetë funksionari më i lartë i qeverisë së Trump për luftën kundër terrorizmit. Tomas Busert aktualisht është drejtor i një kompanie këshilluese për administrimin e riskut dhe anëtar i qendrës hulumtuese "Këshilli Atlantik për Kërcënime Kibernetike". Gjithashtu Xhejson Grinblat, një funksionar i lartë juridik i kompanisë së Donald Trump, është zgjedhur përfaqësues special i Donald Trump në negociatat ndërkombëtare. Vlen të theksohet se Donald Trump do ta fillojë zyrtarisht mandatin e tij presidencial më 20 janar si pasues i Barak Obamas.