Trump reagon ndaj presioneve anti-ruse të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40366-trump_reagon_ndaj_presioneve_anti_ruse_të_amerikës
Presidenti i zgjedhur i Amerikës Donald Trump ka kritikuar sanksionet e reja të Amerikës kundër Moskës dhe tha se Amerika duhet të ecë në rrugën e përmirësimit të çështjeve të mëdha.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 04:38 Europe/Tirane
  • Trump reagon ndaj presioneve anti-ruse të Amerikës

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Donald Trump ka kritikuar sanksionet e reja të Amerikës kundër Moskës dhe tha se Amerika duhet të ecë në rrugën e përmirësimit të çështjeve të mëdha.

Donald Trump ka deklaruar se nuk ka biseduar me senatorët amerikanë sa i përket idesë së vendosjes së sanksioneve mbi Rusinë në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj sulmeve kibernetike të regjistruara gjatë sulmeve presidenciale, duke shtuar se në këtë pikë ku ka mbërritur teknologjia, është thuajse e pamundur që t’a kuptosh me saktësi se çfarë ka ndodhur. Më herët, një grup senatorësh me përvojë në legjislativin amerikan, paraqitën idenë se Uashingtoni duhet t’i tregojë në një farë mënyre Moskës se e ka tejkaluar limitin duke interferuar në procese të brendshme demokratike të një shteti tjetër. I pyetur në lidhje me propozimin e disa senatorëve amerikanë për të vendosur sanksione mbi Rusinë si shenjë kundërpërgjigje ndaj sulmeve kibernetike gjatë fushatës presidenciale, Presidenti i zgjedhur Donald Trump është shprehur se nuk ka biseduar me anëtarët e Kongresit Amerikan për këtë çështje dhe se nuk mund të pajtohet me këtë ide në kushtet kur nuk mund të dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur. Trump theksoi se teknologjia ka lehtësuar shumë gjëra për njerëzimin, por në shumicën e rasteve, për shkak të mangësive që mund të kenë sistemet e sigurisë, është e pamundur që t’a zbulosh se kush qëndron pas një sulmi piratësh kompjuterikë.