Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikon OKB-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40540-sekretari_i_përgjithshëm_i_nato_s_kritikon_okb_në
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikoi dobësinë e OKB-së në zgjidhjen e krizave rajonale e ndërkombëtare e veçanërisht në krizën siriane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 14:49 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikon OKB-në

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikoi dobësinë e OKB-së në zgjidhjen e krizave rajonale e ndërkombëtare e veçanërisht në krizën siriane.

Jens Stoltenberg, sekretar i  përgjithshëm i NATO-s, kritikoi qëndrimet e dobëta të OKB-së sa i përket krizës në Siri si dhe përdorimin e vetos nga ana e Rusisë në KS të OKB dhe shtoi se në këto rrethana, vendet e NATO-s nuk mundën të vendosnin për një ndërhyrje ushtarake në Siri. “Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Siri pa autorizimin e qartë të OKB-së do të intensifikonte trazirat e brendshme në Siri dhe mund të zgjeronte konfliktin edhe në vendet e tjera të rajonit”- u shpreh Stoltenberg. Rusia ndërhyri ushtarakisht në Siri me kërkesë të qeverisë siriane dhe disa herë vendosi veton ndaj rezolutave anti-siriane të propozuara nga fuqitë perëndimore në KS të OKB.