Fluksi i madh i emigrantëve drejt Spanjës
Rreth 1000 emigrantë ilegalë nga Maroku kanë vërshuar drejt zonës kufitare Seuta të Spanjës dhe kanë janë munduar të kalojnë këtë kufij dhe të hyjnë në territorin e Spanjës.
Mediat e Spanjës kanë njoftoi se mbi 50 marokenë dhe 5 forca kufitare të Spanjës janë plagosur gjatë parandalimit të kalimit të 1000 emigrantë afrikanë të cilët kishin vërshuar drejt kufirit Seuta dhe tentonin të hyjnë në territorin e Spanjës. Qyteti Seuta është një rajon autonom në kontinentin e Afrikës që i përket Spanjës. Ky qytet ndodhet në jug të ngushticës së Gjibraltarit dhe është në kufij me Marokun. Shumica e popullsisë së këtij qyteti është spanjolle dhe pjesa tjetër marokene. Një funksionar lokal i Spanjës ka deklaruar se gjatë kësaj ngjarje 2 emigrantë kanë arritur të hyjnë në territorin e Spanjës, por që të dy janë lënduar duke kaluar murin 6 metrash të kufirit dhe policia e Spanjës i ka dërguar ata në spital. Rreth 100 emigrantë të tjerë kanë arritur të kalojnë këtë mur, por policia spanjolle ka arrestuar ata dhe i ka dërguar drejtpërdrejt në Marok. Muajin e kaluar mbi 400 emigrantë kanë arritur të kalojnë zonën kufitare Seuta dhe të hyjnë në territorin spanjoll. Rajonet autonome Seuta dhe Malaja i përkasin Spanjës dhe gjithnjë janë të mbushur me emigrantë të cilët kryesisht vijnë nga pjesa jugore e shkretëtirës së Afrikës ose nga Siria dhe tentojnë të hyjnë në territorin e Spanjës.