Zgjerimi i ekstremizmit të djathtë dhe i islamofobisë në Europë (2)
Në emisionin e sotëm do të flasim mbi karakteristikat dhe tiparet e rrymave të ekstremit të djathtë në Europë.
Në emisionin e kaluar folëm mbi ndryshimin e zhvillimeve politike në Europë gjatë viteve të fundit dhe trajtuam disa nga arsyet e zgjerimit të rrymave të ekstremit të djathtë në Europë. Prirjet drejt ekstremizmit të djathtë kanë rrënjë të thella në Europë dhe këto rrënjë datojnë mbi 100 vite më parë. Si pasojë e prirjeve fashiste që u shfaqen në Itali në vitet 1920 dhe prirjeve naziste në Gjermani në vitet 1930 që cuan në luftën e dytë botërore, europianët paguan një cmim tepër të lartë me mbi 50 milionë të vrarë dhe dhjetëra shtete të shkatërruara nga kjo luftë. Duke pasur parasysh tmerret e kësaj luftë, frika nga ardhja në pushtet e rrumave të ekstremit të majtë është një frikë e vjetër në Europë. Por gjatë viteve të fundit, për shkak të zgjerimit të pakënaqësisë së popujve nga politikat e partive majtiste dhe atyre djathtiste të moderuara, duket se kjo frikë ka marrë fund. Sigurisht, partitë e ekstremit të djathtë në Europë, megjithë ngjashmëritë që kanë me partitë neonaziste dhe neofashiste, ato kanë edhe ndryshime të dukshme me këto parti. Në këtë emision synojmë të flasim mbi karakteristikat dhe tiparet dalluese të partive të ekstremit të majtë në Europë.
Ekstremi i djathtë në Europë, po përpiqet të organizohet, me synim krijimin e aleancave për të bërë të mundur krijimin e një grupi parlamentar, pas zgjedhjeve evropiane. Për të realizuar këtë, ato duhet të mbledhin 25 deputetë, nga 7 kombësi të ndryshme. Mbledhja e Vjenës, që u zhvillua mes 7 partive nacionaliste ekstremiste (Fronti Nacional francez, Partia për Lirinë Austriake, Interesi Flamand i Belgjikës, Demokratët Suedezë, Partia Nacionale Sllovake, dhe Lega Nord – Partia për Lirinë holandeze nuk mori pjesë, por është shprehur pro pjesëmarrjes në grup ) u krye në këtë kuadër, për përpilimin e strategjive ndjekëse, në lidhje me fushatën e zgjedhjeve evropiane dhe mundësinë e krijimit të një grupi parlamentar pas zgjedhjeve. Unifikimi i qëndrimeve në nivel evropian, përfshinte tematika si imigracioni dhe zgjerimi i BE-së. Partia e Frontit Nacional në Francë (FN), e kryesuar nga Marine Le Pen, një parti nacionaliste dhe ksenofobe ka deklaruar aleancën e saj me Partinë e Lirisë holandeze (PVV), e kryesuar nga Ëilders, gjithashtu një parti e ekstremit të djathtë, nacionaliste dhe anti-islam. Ndonëse FN dhe PVV, kanë shpallur aleancën mes tyre, duke u përpjekur të mundësojnë krijimin e një grupi parlamentar menjëherë pas zgjedhjeve, boshtet ideologjike që përfaqësojnë nuk shtrihen në të njëjtën linjë kohezioni, duke ngritur pikëpyetje, se si mund të arrijnë të funksionojnë në këtë aleancë. Synimi kryesor i aleancës FN dhe PVV, është ndikimi politik në debatet e Strasburgut dhe Brukselit. Por, studimet mbi funksionimin e grupeve në PE, theksojnë se grupet populiste janë karakterizuar gjithmonë nga një kohezion në nivele të ulëta, në krahasim me partitë e tjera. Kjo do të thotë se, historiku i funksionimit të tyre ka treguar se, ato, jo gjithmonë kanë votuar në të njëjtën mënyrë, pikërisht për shkak të përplasjeve ideologjike si edhe mungesës së organizimit. Gjithashtu, këto grupe rezultojnë të kenë përpiluar më pak raporte dhe opinione. Por, nëse një grupim i ri do të mund të formohet nga këto parti nacionaliste dhe euroskeptike, pavarësisht diferencave ideologjike, ato mund të bien dakord të bashkojnë votat në çështje që i konsiderojnë të përbashkëta, siç mund të jenë politikat e imigracionit dhe integrimi evropian. Megjithatë, për t’i kuptuar më mirë qëllimet dhe tendencat e këtyre partive, po trajtojmë disa prej tyre.
Partia e Lirisë në Austri është një nga partitë populiste që është fuqizuar shumë gjatë viteve të fundit. Psh, në zgjedhjet e vitit 1986, FPO arriti të fitojë vetëm 5 % të votave në Austri, por në zgjedhjet parlamentare të vitit 1999, kjo parti e ekstremit të djathtë fitoi 27 % të votave. Në zgjedhjet që u mbajtën në Austri më 22 maj 2016, kandidati djathtist ekstrem Norbert Hofer nga Partia e Lirisë e Austrisë (FPÖ) humbi me diferencë të vogël. Pas ankesave, zgjedhjet u përsëritën më 4 dhjetor, kurse fitues kësaj radhe doli kandidati i pavarur i së majtës Alexander Van der Bellen, gjë që zvogëloi shqetësimet e Brukselit. Megjithë këtë, shqetësime ka shkaktuar fakti që FPÖ ende mbetet partia më e fuqishme në Austri. Kjo parti që në vitin 2000 ka marrë pjesë në aleancat qeverisëse me partitë ndryshme. Edhe në Itali, partia Lega Nord rregullit merr pjesë në formimin e kabinetit qeveritar, ndërsa në vitin 2002, partia djathtiste e Holandës (LPF) arriti të fitojë 17 % të votave dhe 36 korsi në Parlament duke mundur të marrë pjesë në koalicionin qeveritar. Në po atë vit, ish kryetari i Frontit Kombëtar të Francës Jean Mari Le Pen pasi mposhti kandidatin socialist Lionel Jospine me një diferencë prej 5 milionë votash, kandidoi në raundin e dytë me Jacque Shirac duke tërhequr vëmendjen e qarqeve politike europiane.
Sot në Europë, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë ato vende që nuk kanë parti të djathta e "ksenofobe" që të kenë fituar konsensus elektoral permanent. Njëzet postet e fituara në parlament nga Demokratët e Suedisë, përveç habisë që shkaktoi në të gjithë opinionin publik suedez dhe europian, ndoshta do të krijojë një prapaskenë ku forcat politike tradicionale europiane të zotërohen për t'u perballur në mënyrë serioze me problemin e emigracionit në kontinentin e vjetër, një fenomen që ka marrë përmasa tejet të medha gjatë dy dekadave të fundit. Frika dhe dyshimet ndaj të "ndryshmëve", zhvillojnë tek popullsitë vendase europiane, nevojën për të gjetur një "strehim" të sigurt dhe shtyn këto popullsi që të rigjejnë edhe një herë vlerat e traditat e vjetra kulturore. Kjo "ringjallje" kulturore krijon një përplasje mes vendasve dhe të ardhurve, duke krijuar dy pole të kundërta që në të njëjtën kohë krijon dy komunitete që prezentohen si antagoniste, sipas logjikës, miq dhe armiq. Ky proces mund të paraqitet në dy menyra: në shoqëritë më pluraliste dhe heterogjene mund të krijojë ndarje lokale ku solidariteti reduktohet vetëm brenda individëve, ndërsa në shoqëritë më homogjene do të krijojë ndarje të ndjeshme kulturore dhe rritje të fortë të nacionalizmit. Kjo shkon në favor te forcave ekstreme të djathta dhe kur kemi të bëjmë me të ardhmen e Europës, këto forca janë shumë skeptike në lidhje me bashkimin e saj. Brukselin keto forca, e shikojnë si një komitet bankierësh te korruptuar dhe burokratë dhe jo si një alternativë e shteteve nacionale. Nga ana tjetër, këto forca, kërkojnë të valorizojnë kulturën e tyre lokale për të mbijetuar në epokën e globalizimit, për t'u mbrojtur nga flukset e mëdha të njerëzve, mallrave e kapitaleve.
Megjithatë, me përjashtim të disa rasteve sporadike, partitë e ekstremit të djathtë në politikën e tyre - përqendrohen më shumë në luftën ndaj multikulturalizmit ideologjik pa evidencuar diferenca raciale. Partia ultrakonservatore hollandeze e Geert Wilders, njihet për luftën e saj ndaj emigracionit dhe ndaj Islamit, por asnjehere nuk eshte shprehur me propaganda raciste kundër emigrantëve me ngjyrë. Eshtë kjo politika që pak a shumë i bashkon të gjitha partitë e ekstremit të djathtë, por perspektiva duket më e errët pas Brexit-it dhe fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Votimi pro shkëputjes nga BE-ja në Britaninë e Madhe ka nxitur partitë e së djathtës ekstreme rreth Europës të kërkojnë mbajtjen e referendumeve edhe në vende të tjera anëtare. Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marin Le Pen deklaroi se edhe francezët duhet të kenë të drejtën të zgjedhin. Ajo është shprehur hapur se do t’a nxjerrë francën nga BE-ja.Një kërkesë të ngjashme pati edhe politikani holandez kundër emigracionit, Geerd Wilders, i cili tha se Holanda e meritonte një referendum të tillë. Sidoqoftë, duhet thënë se karakteristikat krysore që bashkojnë partitë e ektremit të djathtë në Europë janë: nacionalizmi, racizmi, ksenofobia, kundërshtimi i demokracisë dhe përpjekja për themelimin e shtetit totalitar. Rreth kësaj cështjeje, do të flasim më gjerësisht në emisionin e ardhshëm.