Austria gati ligjin për ndalimin e shamisë islame
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41206-austria_gati_ligjin_për_ndalimin_e_shamisë_islame
Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz ka thënë sot se ai dëshiron t’ua ndalojë shërbyesve të sektorit publik, përfshirë edhe mësueseve që të mbajnë shami islamike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2017 14:04 Europe/Tirane
  • Austria gati ligjin për ndalimin e shamisë islame

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz ka thënë sot se ai dëshiron t’ua ndalojë shërbyesve të sektorit publik, përfshirë edhe mësueseve që të mbajnë shami islamike.

Kurz është duke punuar në një projektligj për këtë së bashku me Muna Duzdar, një nga ministret e qeverisë që vjen nga social demokratët, prejardhja familjare e të cilës është myslimane. Nëse projektligji miratohet në parlament, ndalimi në tërë shtetin do të jetë më strikt se ai që tashmë ekziston në Francë. Në muajin mars, një këshilltar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kishte thënë se kompanitë në Evropë duhet lejuar që të ndalojnë stafin të mbajnë shamitë myslimane, por vetëm si pjesë të një ndalimi të përgjithshëm të simboleve fetare, pra jo vetëm atyre islamike. Por ky nuk është rasti në projektligjin e Kurz. Kryediplomati austriak, Sebastian Kurz ka thënë se kryqi dhe simbole të tjera të krishtera nuk do të jenë të ndaluara, pas miratimit të ligjit. Kurz është duke punuar që të ristrukturojë ligjet e integrimit dhe krahas shamisë islamike ai dëshiron të ndalojë edhe shpërndarjen e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit.