15 terroristë të Boko Haram vriten në Nigeri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41479-15_terroristë_të_boko_haram_vriten_në_nigeri
Burimet informative njoftuan vrasjen e 15 terroristëve të grupit terrorist Boko Haram pas një sulmi të dështuar të këtij grupi ndaj një baze ushtarake.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 09, 2017 09:38 Europe/Tirane
  • 15 terroristë të Boko Haram vriten në Nigeri

Burimet informative njoftuan vrasjen e 15 terroristëve të grupit terrorist Boko Haram pas një sulmi të dështuar të këtij grupi ndaj një baze ushtarake.

Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se grupi terrorist Boko Haram ka sulmuar bazën ushtarake Buni Jadi në rajonin Jube të Nigerisë, por pas kundërpërgjigjes së ushtrisë terroristët janë detyruar të tërhiqen. Në këtë sulm janë vrarë 5 ushtarë të Nigerisë. Boko Haram është aktiv në zonat kufitare mes Nigerisë, Kamerunit dhe Çadit. Ky grup është krijuar në vitin 2002 dhe ka qenë i lidhur me Al Kaidën por në mars të 2015-ës shpalli besnikërinë ndaj Abu Bekr Bagdadit kreut të grupit terrorist ISIS. OKB ka paralajmëruar se përveç vrasjes së 20 mijë personave nga Boko Haram në 7 vitet e kaluara, ekziston mundësia e shtimit të numrit të vdekjeve për shkak të mungesave të ndryshme me ushqime dhe thatësirës.