Ministri rus i mbrojtjes kritikon Amerikën
Sergei Shoigu ministër i mbrojtjes i Rusisë duke reaguar ndaj pretendimeve të Uashingtonit mbi gjoja rolin negativ të Moskës në Siri tha se Amerika dhe aleatët e saj nuk kanë dhënë asnjë ndihmë konkrete në luftën kundër terrorizmit dhe është bërë shkak për shtimin e krizës dhe konflikteve në këtë vend.
Sipas ministrit rus të mbrojtjes mosbashkëpunimi i Amerikës dhe i aleatëve të saj me Rusinë, është bërë shkak që Rusia të përdorë të gjithë potencialin dhe kapacitetin e saj në Siri dhe për këtë ka dërguar anije luftarake. Sergei Shoigu, ministër i mbrojtjes i Rusia ka thënë se Moska ka arritur objektivat reale të saj në luftën kundër terrorizmit në Siri. Ministri rus i mbrojtjes tha se ndihma që koalicioni amerikan ka dhënë në luftën kundër terroristëve në Siri është thuajse zero pasi Uashingtoni nuk ka dhënë asnjë mbështetje në këtë fushë. Mungesa e ndihmës nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit në Siri, e ka detyruar Rusinë të përdorë të gjithë kapacitetin e saj dhe të dislokojë anijet luftarake në brigjet siriane. Deklarata e ministrit të mbrojtjes së Rusisë erdhi pas deklaratës së sekretarit amerikan të mbrojtjes Ashton Karter i cili ka pretenduar se Rusia nuk ka ndihmuar aspak Amerikën në luftën kundër ISIS në Siri dhe në Irak. Këtë deklaratë të sekretarit amerikan të mbrojtjes e ka kritikuar edhe presidenti Vladimir Putin. Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS, operacionet e tij kundër terroristëve në Siri i ka nisur në vitin 2014 mirëpo që nga ajo kohë e deri tani në këto operacione kanë humbur jetën vetëm civilët sirianë. Operacionet ajrore dhe me raketa nga ajri dhe nga deti të Rusisë në Siri, u kanë dhënë goditje të rëndë terroristëve në Siri. Ministria e mbrojtjes e Rusisë në fillim të tetorit 2016 deklaroi se në operacionet e përbashkëta të forcave ruse dhe ushtrisë siriane janë vrarë të paktën 35 mijë terroristë, prej të cilëve 2700 kanë qenë shtetas rus. Duke qenë se në Siri është vendosur armëpushimi mirëpo koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar vazhdon sulmet ndaj civilëve sirianë. Sipas shefit të shtabit të forcave të armatosura të Rusisë mbi 20 civilë sirianë janë vrarë gjatë bombardimit të një rajoni të Sirisë nga një bombardues amerikan. Gjeneral Valeri Grasimov, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Rusisë, deklaroi: "Një bombardues amerikan B-53 ka bombarduar rajonin Sarmade në provincën Edlib të Sirisë dhe ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve sirianë. Kjo ngjaje ka ndodhur më datë 3 janar, por autoritetet amerikane kanë heshtur në lidhje me këtë krim. Bombarduesi B-53 ka bombarduar rajonin Sarmade në kohën kur ky rajon është përfshirë në planin e armëpushimit. Vlen të theksohet se avionët e koalicionit të drejtuar nga Amerika në dy vitet e fundit kanë bombarduar disa objektiva civile në Siri ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur një numër i konsiderueshëm i civilëve sirianë.