Kërkesa e Kongresit amerikan për mbylljen e burgut Guantanamo
(last modified Thu, 12 Jan 2017 09:27:39 GMT )
Janar 12, 2017 10:27 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Kongresit amerikan për mbylljen e burgut Guantanamo

Disa prej përfaqësuesve të Kongresit amerikan kanë kërkuar nga presidentit që të mbyllë burgun Guantanamo.

Sipas një njoftimi të Press Tv, përfaqësues të Kongresit me anë të një letre dërguar presidentit Barack Obama, i kanë rikujtuar atij që të zbatojë premtimin për mbylljen e burgut Guantanamo. Kjo letër dërgohet vetëm pak ditë përpara se sa Barack Obama të largohet nga shtëpia e bardhë. Burgu Guantanamo është hapur pas ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për burgosjen e personave të dyshuar për akte terroriste. Ky burg ka marrë famë të keqe për shkak të torturimit çnjerëzor të të burgosurve. Kongresmenët i kanë kërkuar Barack Obamës të mbyllë burgun në fjalë në kohën kur më 20 janar do të mbahet ceremonia e betimit të Donald Trump në postin e presidentit.