Rritet papunësia në botë
Janar 13, 2017 20:57 Europe/Tirane
Organizata Ndërkombëtare e Punës bëri të ditur se niveli mesatar i papunësisë në botë në vitin 2017 do të jetë 5,8 %.
Në një raport të kësaj organizate thuhet se në vitin 2017 bota do të përballet me rënie ekonomike dhe rreth 201 milionë njerëz do t’i shtohen numrit të të papunëve në mbarë botën. Organizata Ndërkombëtare e Punës bëri të ditur se disa vende si Iraku, Jordania, Sudani, Spanja, Serbia, Tunizia dhe disa vende në jug të Afrikës, këtë vit do të arrijnë nivelin e papunësisë mbi 17 % të popullsisë aktive. Ky raport shton se në vitin 2017, 3,4 miliardë njerëz në mbarë botë do të jenë të papunë, ndërsa 1,4 miliardë njerëz rrezikojnë të humbin vendin e punës.
Tags