Bojkotimi i ceremonisë së betimit të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42001-bojkotimi_i_ceremonisë_së_betimit_të_donald_trump
Kur kanë mbetur 6 ditë nga data kur do të organizohet ceremonia e betimit të presidentit Donald Trump, 8 anëtarë të kongresit në formë të hapur janë shprehur se do të bojkotojnë dhe nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Trump.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 14, 2017 02:56 Europe/Tirane
  • Bojkotimi i ceremonisë së betimit të Donald Trump

Kur kanë mbetur 6 ditë nga data kur do të organizohet ceremonia e betimit të presidentit Donald Trump, 8 anëtarë të kongresit në formë të hapur janë shprehur se do të bojkotojnë dhe nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Trump.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, Xhon Luis anëtar i Kongresit amerikan, është një prej atyre politikanëve që do të bojkotojë ceremoninë e betimit të Donald Trump. Këto anëtarë të kongresit sa i përket bojkotit kanë thënë se kjo është një formë proteste politike kundër presidentit të ardhshëm të Amerikës. Trump do të vijë në krye të Shtëpisë së bardhë në kohën kur Amerika si në sektorin vendas ashtu edhe atë ndërkombëtar përballe me sfida të shumta.