Shqetësime mbi kthimin e terroristëve të ISIS në Evropë
(last modified Sun, 15 Jan 2017 07:25:13 GMT )
Janar 15, 2017 08:25 Europe/Tirane
  • Shqetësime mbi kthimin e terroristëve të ISIS në Evropë

Sebastian Kurz kreu i ri i OSBE ka shprehur shqetësimin nga rreziku i kthimit të dhjetëra mijëra shtetasve evropianë anëtarë të ISIS në vendet evropiane.

Ai tha se kthimi i terroristëve të ISIS në vendet evropiane përbën rrezik të madh. Ministri i punëve të jashtme të Austrisë dhe shefi i OSBE-së ka deklaruar se rreth dhjetë mijë persona nga vendet evropiane kanë shkuar në Irak dhe Siri për të bashkëpunuar me ISIS. Gazete "Express" njoftoi se Sebastian Kurz, ministri i jashtëm i Austrisë dhe shefi i OSBE-së, të shtunën në fjalimin e tij të parë në postin e tij të ri, deklaroi se pjesëtarët e grupit terrorist ISIS të cilët kthehen nga Iraku dhe Siria, konsiderohen rrezik i madh për Evropën. Shefi i OSBE-së në vazhdim shtoi: "Anëtarët e OSBE-së duhet të përballen me veprimet terroriste". Ai ka njoftuar se mijëra qytetarë të Evropës i janë bashkuar grupit terrorist ISIS. Sebastian Kurz, shefi i OSBE-së duke folur në lidhje me veprimet e terroristëve të ISIS, ka thënë se 4 mijë terroristë nga Evropa Perëndimore i janë bashkuar përmes rrjeteve sociale grupit terrorist ISIS. Kurz ka thënë se aparatet perëndimore të sigurimit po përballen me sfida të mëdha përballë terroristëve të ISIS. ministri i jashtëm i Austrisë po ashtu duke folur në lidhje me veprimet islamofobe në Evropë, ka thënë se vetëm nga rezultati i një sondazhi që u zhvillua me myslimanët e Birminghamit, tregon se 87 % e myslimanëve në këtë rajon, kanë përjetuar ndjenjën e kërcënimit nga islamofobia. Qendra gjermane e studimeve “Farrell”, më herët ka njoftuar se 21 mijë e 500 terroristë janë me shtetësi evropiane dhe amerikane. 7 mijë evropianë që nga viti 2013 e deri tani i janë bashkuar grupit terrorist ISIS duke luftuar në Irak dhe në Siri. Një prej qendrave hulumtuese të terrorizmit në Francë thotë se 70% e evropianëve që kanë shkuar në Siri dhe në Irak janë nga Franca, Anglia dhe Gjermania, ndërsa pjesa tjetër janë nga vendet e tjera evropiane.  2183 janë shtetas francezë, 1700 shtetas anglezë, 870 shtetas gjerman, 614 shtetas belg, 300 suedezë, 280 austriak, 260 holandez dhe pjesa tjetër nga vendet e tjera evropiane. Autoritetet franceze në kuadër të luftës kundër terrorizmit kanë parandaluar largimin e 380 shtetasve francezë të cilët synonin të shkonin për luftë në Irak dhe në Siri. Gjatë luftimeve të ISIS, janë vrarë mbi 200 shtetas evropianë. Ndërkohë ky hulumtim kërkon marrjen e masave për ndalimin e anëtarësimit të evropianëve tek grupi terrorist ISIS.

 


 

Tags