Trump jep mundësinë e anulimit të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë
Presidenti i zgjedhur i Amerikës, ka dhënë mundësinë e anulimit të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë.
Donald Trump, në një konferencë për shtyp ka thënë se në rast se palët bien dakord për një marrëveshje për uljen e armëve bërthamore, atëherë ekziston mundësia e anulimit të sanksioneve kundër Rusisë. Trump është shprehur se numri i armëve bërthamore duhet të ulet në formë të konsiderueshme dhe Rusia e cila ka pësuar dëme të shumta nga sanksionet me një veprim të tillë mund të hedhë hapa në interes të saj dhe në kuadër të uljes së tensioneve ndërkombëtare. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar shumë pasi perëndimi akuzoi Rusinë si shkaktare e përshkallëzimit të krizës në Ukrainë. Moska pasi ka hedhur poshtë këto pretendime ka marrë masa reciproke ndaj perëndimit.