Trump: NATO një organizatë e skaduar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42292-trump_nato_një_organizatë_e_skaduar
Presidenti i zgjedhur i Amerikës, NATO-n e ka quajtur një organizatë të skaduar dhe jashtë funksionit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Trump: NATO një organizatë e skaduar

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, NATO-n e ka quajtur një organizatë të skaduar dhe jashtë funksionit.

Agjencia Parstoday citon një raport të Bloomberg ku Donald Trump është shprehur se organizata ndërkombëtare si NATO, Banka Botërore dhe OKB janë ndër ato organizata që me gjithë ndryshimet aktuale nuk kanë pësuar aspak ndryshime dhe kanë humbur efikasitetin e tyre. Trump ka thënë se NATO nuk mund të përballet me terrorizmin në mënyrë efikase, pasi ajo është krijuar shumë vite më parë dhe nuk ka mundësi që të zbatojë detyrat në formën e duhur. Sipas Trump NATO nuk është në gjendje të përballet me terrorizmin dhe nga ana tjetër i imponon Amerikës shpenzime të mëdha dhe për këtë NATO duhet reformuar dhe numri i anëtarëve të saj mund të zvogëlohet. Më 21 Mars, presidenti Trump është shprehur se Amerika duhet të ulë shpenzimet e NATO-s e cila është krijuar pas vitit 1949 në përballje me Bashkimin Sovjetik. Trump si përfaqësues i republikanëve është shprehur për uljen e buxhetit të Amerikës për NATO-n në një kohë kur në presidencën e Bush kjo organizatë është përdorur për luftën kundër terrorizmit në Afganistan.