Trump krijon terrenin për anulimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42319-trump_krijon_terrenin_për_anulimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti i zgjedhur i SHBA, të dielën në një intervistë me Sunday Times, ka thënë se nuk është i kënaqur me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe atë e konsideron si një ndër marrëveshjet më të këqija.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2017 11:34 Europe/Tirane
  • Trump krijon terrenin për anulimin e marrëveshjes bërthamore

Presidenti i zgjedhur i SHBA, të dielën në një intervistë me Sunday Times, ka thënë se nuk është i kënaqur me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe atë e konsideron si një ndër marrëveshjet më të këqija.

Kjo është në kohën kur zv/ministri i jashtëm i RII z. Abas Erakci ka thënë se RII vitin e kaluar është përballur me mosrealizimin e premtimeve, vonesa dhe politika armiqësore të Amerikës dhe të disa vendeve tjera të cilat janë përgjegjëse për implementimin e marrëveshjes bërthamore. Sejed Abas Erakci, zv/ministër i jashtëm i RII të dielën në përvjetorin e parë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, gjatë një konference me gazetarë në Teheran, ka thënë: Amerikanët dhe evropianët gjatë vitit të kaluar e kanë sabotuar derisa kanë mundur rrugën për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, mirëpo Irani nuk ka lëvizur aspak nga qëndrimet e tij për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe është munduar që të mënjanojë këto pengesa. Erakci ka thënë: KS i OKB programin bërthamor të Iranit e ka prezantuar si program legjitim para botës dhe ky program bërthamor do të vazhdojë të zbatohet, përderisa studimet dhe zhvillimi i këtij programi vazhdon të jetë prioritet i RII. Edhe përkundër kësaj, pas arritjes së marrëveshjes bërthamore janë anuluar një numër i madh i sanksioneve kundër Iranit, mirëpo sanksionet e njëanshme të Amerikës paraqesin pengesë për zbatimin e disa angazhimeve të vendeve të G 5+1 dhe kjo çështje ka nxitur një varg kritikash nga disa vendeve perëndimore. Nga ana tjetër, më herët një grup prej 23 ish zyrtarësh të lartë të Amerikën i kanë shkruar një letër Donald Trump duke kërkuar nga ai që të bashkëpunojë me grupit terrorist Monafekin. Këtë letër po ashtu e kanë nënshkruar Rudi Xhuliani, ish guvernator i Nju Jorkut, ish senatori Xho Lejrmen, gjeneral Hiv Shalton, kryetari i shtabit të përbashkët të forcave amerikan në qeverinë e Klinton dhe disa persona tjerë.