Merkel e Hollande i përgjigjen ashpër Trump-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42358-merkel_e_hollande_i_përgjigjen_ashpër_trump_it
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande i janë përgjigjur prerë presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili ka ripërsëritur dyshimet e tij në lidhje me angazhimin e tij ndaj NATO-s si dhe deklaratat e bëra dje kanë lënë të kuptohet se ai nuk do të vazhdojë të përkrah BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2017 19:39 Europe/Tirane
  • Merkel e Hollande i përgjigjen ashpër Trump-it

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande i janë përgjigjur prerë presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili ka ripërsëritur dyshimet e tij në lidhje me angazhimin e tij ndaj NATO-s si dhe deklaratat e bëra dje kanë lënë të kuptohet se ai nuk do të vazhdojë të përkrah BE.

"Ne evropianët fatin tonë e kemi në duart tona", tha kështu kancelarja gjermane pas publikimit të intervistës së Trump dhënë gazetës Times dhe tabloidit gjerman Bild. Presidenti i zgjedhur i Amerikës, NATO-n e ka quajtur një organizatë të skaduar dhe jashtë funksionit. Trump u shpreh më tej se vendimi i Britanisë për të dalë nga BE-ja do të rezultojë të jetë “një gjë e rëndësishme” dhe parashikoi se të tjera vende do ta ndiqnin mbretërinë ishullore. “Njerëzit dhe vendet duan të kenë identitetin e tyre, për këtë arsye edhe Britania e Madhe vendosi të ketë identitetin e saj vetjak”, tha ai. Presidenti francez Francois Hollande duke reaguar ndaj deklaratave të Trump, ka thënë se Evropa nuk ka nevojë për fjalimet që i bënë dikush nga jashtë. "Evropa është e gatshme për të ndjekur bashkëpunimin transatlantik, por ajo do të bazohet në interesat dhe vlerat e saj"-ka thënë të hënën Hollande. "Evropa nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë për të treguar se çfarë duhet të bëjmë"-ka shtuar më tej presidenti francez.