Dislokimi i marinsave amerikanë në Norvegji
(last modified Tue, 17 Jan 2017 19:42:27 GMT )
Janar 17, 2017 20:42 Europe/Tirane
  • Dislokimi i marinsave amerikanë në Norvegji

Rreth 300 marinsa amerikanë janë dislokuar në Norvegji për një mision 6 mujor. Norvegjia është vend anëtar i NATO-s dhe që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, kjo është hera e parë që në këtë vend futen trupat amerikane.

Autoritetet zyrtare në Norvegji kanë deklaruar se futja e trupave amerikane nuk ka të bëjë me shqetësimet e NATO-s mbi qëllimet e Rusisë mirëpo trupat dërgohen njëkohësisht me trupat ushtarake dhe armatimet amerikane të dërguara në Poloni. Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre. Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është “ditë e madhe”, që do të ndihmoj në sigurinë rajonale. Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër to rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës. “Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha sot zonja Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan. Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e “lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën”. Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës. Këto aksione i kërcënojnë interest dhe sigurinë tonë”, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ka shtuar se veçanërisht është shqetësuese vendosja e ushtarëve të palës së tretë ushtarake afër kufijve tonë. Ky është përforcimi më i madh i ushtrisë amerikane në Evropë në dekada. Nga muaji shkurt, trupat do të fillojnë të zhvendosen nëpër rajon, për të trajnuar trupat aleate në Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani e Rumani. Polonia dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik kërkuan përforcime nga SHBA dhe NATO pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014. Nga ana tjetër Moska pret angazhim në dialog me administratën e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, në çështje që kanë të bëjnë me stabilitetin strategjik, përfshirë edhe atë për armët bërthamore, pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar. Duke folur në konferencën vjetore me media në Moskë, Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë se tema të caktuara të diskutimit mund të përfshijnë edhe atë për armët supersonike, mbrojtjen raketore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta ndërtojnë në Evropë, armatimin e hapësirës dhe testimet bërthamore. Ai ka thënë se Rusia është e gatshme të takohet me administratën e Trumpit për diskutimin e këtyre temave, pasi Trump të nis detyrën. Lavrov ka thënë se Moska nuk i ka interpretuar deklarimet e Trumpit si ofertë për heqjen e sanksioneve amerikane si ndëshkim për veprimet ruse në Ukrainë dhe gjetkë, në këmbim të marrëveshje për reduktimin e armëve bërthamore. Në një intervistë dhënë gazetës londineze, The Times dhe gazetës gjermane Bild, të publikuar më 15 janar, Trump ka thënë: “Ata kanë vënë sanksione ndaj Rusisë – të shohim nëse mund të arrijmë disa marrëveshje të mira me Rusinë. Njëra prej tyre, mendoj se armët bërthamore duhet të zvogëlohen dhe reduktohen në mënyrë substanciale”.

 


 

Tags