Kërkesa e Rusisë për organizatat humanitare
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare humanitare që të dërgojnë ndihma mjekësore për banorët e 73 qytezave në Siri.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Igor Kunashekov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, deklaroi se kjo Ministri kërkon nga organizatat ndërkombëtare humanitare të cilat janë shprehur të interesuar për ta ndihmuar Sirinë që të dërgojnë medikamente dhe të ofrojnë shërbime mjekësore për banorët e 73 qytezave në Siri. Kunashenkov ka shtuar se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë është e gatshme që të lehtësojë procesin për dërgimin e ndihmave mjekësore në këto qyteza. Ai u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e shpejtë dhe veprimet e menjëhershme të drejtorit ekzekutiv të Programit Botëror për Ushqim, të drejtorit ekzekutiv të UNCEF, si dhe të autoriteteve të tjera ndërkombëtare humanitare.