Me mijëra evropian janë bashkuar me ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42559-me_mijëra_evropian_janë_bashkuar_me_isis
Shefi i njësisë për luftë kundër terrorizmit në Francë ka deklaruar se rreth 3000 evropian në mesin e tyre 700 shtetas francezë kanë shkuar në Irak dhe Siri për tu bashkuar me grupin terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 18, 2017 12:00 Europe/Tirane
  • Me mijëra evropian janë bashkuar me ISIS

Shefi i njësisë për luftë kundër terrorizmit në Francë ka deklaruar se rreth 3000 evropian në mesin e tyre 700 shtetas francezë kanë shkuar në Irak dhe Siri për tu bashkuar me grupin terrorist ISIS.

Luik Garnie, shefi i njësisë koordinuese për luftë kundër terrorizmit në Francë, ka deklaruar se sipas raporteve, numri i shtetasve francezë që janë bashkuar me grupin terrorist ISIS është rreth 700 personave që 232 prej tyre janë vrarë deri më tani. Garnie ka theksuar se në vitin 2015, rreth 30 mijë persona të huaj janë bashkuar me grupin terrorist ISIS që kjo shifër aktualisht është reduktuar në 12 mijë persona dhe nga mesi i tyre 3000 persona janë evropianë. Sipas këtij burimi, rreth 200 pjesëtarë të ISIS aktualisht jetojnë në Francë të cilët më parë kishin luftuar për këtë grup terrorist në Irak dhe Siri. Sipas raporteve të sigurisë në Evropë, 50% e shtetasve evropianë pjesëtarë të këtij grupi terrorist, akoma janë në zonat e luftës dhe 30% e tyre janë kthyer në Evropë.