Obama për të katërtën herë firmos ndërprerjen e sanksioneve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42628-obama_për_të_katërtën_herë_firmos_ndërprerjen_e_sanksioneve_kundër_iranit
Ditë e enjte presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe një herë ka firmosur dekretin për ndërprerjen e zbatimit të sanksioneve kundër Iranit sipas marrëveshjes bërthamore edhe për një vit tjetër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2017 03:40 Europe/Tirane
  • Obama për të katërtën herë firmos ndërprerjen e sanksioneve kundër Iranit

Ditë e enjte presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe një herë ka firmosur dekretin për ndërprerjen e zbatimit të sanksioneve kundër Iranit sipas marrëveshjes bërthamore edhe për një vit tjetër.

Sipas marrëveshjes bërthamore, Amerika është zotuar që të ndërpresë dhe pezullojë sanksionet ekonomike dhe bërthamore të vendosura kundër Iranit. Sipas ligjeve në Amerikë, presidentit i jepen kompetenca për të vepruar jashtë kuadrit të vendimeve të marra nga Kongresi. Direktivat e presidentit Obama, që prej 16 janarit 2016 janë miratuar një herë në katër muaj. Një prej pikave të rëndësishme mbi vendimet e marra nga presidenti, është së këto vendime qëndrojnë efektive edhe me ardhjen e presidentit të ardhshëm i cili nuk mund të ndryshojë vendimet dhe dekretet e nxjerra nga presidenti i mëparshëm. Pra nëse Trump synon të marrë vendime jashtë kuadrit të marrëveshjes bërthamore, ai duhet të presë përfundimin e afatit të dekreteve të nxjerra nga presidenti Barack Obama.