Trump: Shpenzimet jashtë kufijve të SHBA, veprim i gabuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42820-trump_shpenzimet_jashtë_kufijve_të_shba_veprim_i_gabuar
Presidenti i ri i SHBA në fjalimin e parë të tij deklaroi se shpenzimet e mëdha të bëra nga Uashingtoni jashtë kufijve të SHBA, ka qenë një veprim i gabuar.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 20, 2017 15:29 Europe/Tirane
  • Trump: Shpenzimet jashtë kufijve të SHBA, veprim i gabuar

Presidenti i ri i SHBA në fjalimin e parë të tij deklaroi se shpenzimet e mëdha të bëra nga Uashingtoni jashtë kufijve të SHBA, ka qenë një veprim i gabuar.

Donald Trump tha se shpenzimi i miliarda dollarëve jashtë vendit në një kohë që infrastruktura e vetë Amerikës është e rrënuar, ka qenë një veprim tepër i gabuar dhe nuk do të përsëritet nga administrata e re amerikane. “Miliona punëtorë amerikanë kanë humbur vendet e punës, por miliarda dollarë janë investuar jashtë vendit. Kjo nuk është e drejtë”-deklaroi presidenti i 45-të i SHBA. Ai shtoi:” Politikanët janë pasuruar, por populli ka mbetur i papunë, sepse fitoret e politikanëve nuk kanë qenë fitoret e popullit. Deri tani politikanët vetëm kanë folur fjalë boshe dhe nuk kanë bërë asgjë për popullin”. “Kjo praktikë do të marrë fund”-premtoi Donald Trump.