Presidenti humbës i Gambisë dëbohet në Guine
Presidenti i Gambisë i cili pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, përsëri insistonte të qëndrojë në pushtet, është larguar nga Banxhul, kryeqyteti i këtij vendi dhe ka shkuar në Guine.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet informative nga Gambia njoftuan se Jahja Xham të shtunën është larguar me avion nga territori i Gambisë. Burimet egjiptiane të informimit kanë thënë se Jahja Xhame ka humbur zgjedhjet e dhjetorit përball kundërshtarit të tij, por pavarësisht kësaj ka insistuar të qëndrojë në pushtet me forcë duke e çuar këtë vend të Afrikës Perëndimore deri në prag të luftës civile. Mirëpo dy ditë pas betimit të presidenti i ri Adama Barrow, Jahja Xham ka lënë vendin duke u larguar me një avion që thuhet se shkonte në Guine.