Një truproje e Trump me duar artificiale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43213-një_truproje_e_trump_me_duar_artificiale
Jo vetëm Donald Trump, po edhe njerëzit që e rrethojnë vazhdojnë të jetë në qendër të mediave të botës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 24, 2017 12:14 Europe/Tirane
  • Një truproje e Trump me duar artificiale

Jo vetëm Donald Trump, po edhe njerëzit që e rrethojnë vazhdojnë të jetë në qendër të mediave të botës.

Kanali televiyiv Al Alam njoftoi se fushata elektorale dhe emërimi i Donald Trump për president të 45’të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përcoll me shumë kontroversa, tash debat po zgjojnë dhe truprojat e tij. 

Faqja Arms Inc. në Facebook, që i dedikohet adhuruesve të armëve, ka publikuar disa foto të parakalimit të Trumpit në rrugë, bashkë me gruan e tij sllovene, Melania. Kureshtja e shikuesve të fotove të postuara është tek një truproje, që thuhet se ka proteza prostetike dhe se duart i ka të fshehura e në gatishmëri me armë.

“Çfarë mitralozi/mitralozë mendoni se truproja e Trumpit po fsheh nën pallto, prapa duarve të rrejshme?”, është pyetja që shtrohet që zgjon dilema për armën që fshihet lehtë.