Evropa dhe reagimi ndaj vendimeve të Trump
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thotë se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për kohë “të trazuara” gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithëqë Gjermania duhet të përgatitet për “pa parashikueshmëri dhe paqartësi” me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë “dëgjues të kujdesshëm” në Uashington, të cilët e dinë se edhe “vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë”. Presidenti i SHBA Donald Trump ka nënshkruar anulimin e marrëveshjes tregtare Trans-Paqësore, e nënshkruar më herët nga paraardhësi i tij Barack Obama. Marrëveshja u nënshkruan në 2015 nga 12 shtete me qëllim rritjen ekonomikë dhe vendosjen e marrëdhënieve tregtare mes vendeve. Por Trump ashtu si argumentoi gjatë fushatës elektorale, argumenton se kjo ishte një katastrofë për vendin dhe prodhimin amerikan. Presidenti i SHBA ka nënshkruar urdhrin i cili do të tërheqë vendin nga marrëveshja Trans-Paqësore e cila u drejtua në mënyrë të veçantë nga paraardhësi i tij Obama. Ky akord u nënshkrua nga 12 shtete dhe mbulon 40 % të ekonomisë botërore. Kjo që sapo bëmë është një arritje e madhe për punëtorët amerikane, tha Trump në deklaratën e tij të anulimit të marrëveshjes. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar marrëveshjen duke e konsideruar një katastrofë të mundshme për amerikanët me argumentin se do të dëmtonte prodhimin vendas.