Trump fillon zbatimin e premtimeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43353-trump_fillon_zbatimin_e_premtimeve
Pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë mes shumë polemikash dhe një mbështetje relativisht të ulët, Donald Trump duhet të përballet tanimë me një punë të vështirë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 25, 2017 17:27 Europe/Tirane

Pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë mes shumë polemikash dhe një mbështetje relativisht të ulët, Donald Trump duhet të përballet tanimë me një punë të vështirë.

Ai ka filluar pa humbur kohë zbatimin e premtimeve elektorale. Presidenti i SHBA Donald Trump ka nënshkruar anulimin e marrëveshjes tregtare Trans-Paqësore, e nënshkruar më herët nga paraardhësi i tij Barak Obama. Marrëveshja u nënshkruan në 2015 nga 12 shtete me qëllim rritjen ekomomike dhe vendosjen e marrëdhënieve tregtare mes vendeve. Por Trump ashtu si argumentoi gjatë fushatës elektorale, argumenton se kjo ishte një katastrofë për vendin dhe prodhimin amerikan. Presidenti i SHBA ka nënshkruar urdhrin, i cili do të tërheqë vendin nga marrëveshja Trans-Paqësore e cila u drejtua në mënyrë të veçantë nga paraardhësi i tij Obama. Ky akord u nënshkrua nga 12 shtete dhe mbulon 40 % të ekonomisë botërore. “Kjo që sapo bëmë është një arritje e madhe për punëtorët amerikane”, tha Trump në deklaratën e tij të anulimit të marrëveshjes. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar marrëveshjen duke e konsideruar një  katastrofë të mundshme për amerikanët me argumentin se do të dëmtonte prodhimin vendas. Marrëveshja tregtare u negociua në 2015 nga disa  kombe, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Malajzia, Japonia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksikë, por ende nuk është  ratifikuar nga shtetet individualisht. Qëllimi i saj forcimi i lidhjeve ekonomike, nxitja e rritjes ekonomike, përfshirë reduktimin e tarifave. Ndërkohë disa orë më herët presidenti i SHBA Donald Trump ka premtuar uljen masive të taksave, por njëkohësisht ka vendosur një taksë mjaft të lartë kufiri për të gjithë ato kompani që kërkojnë të zhvendosin bizneset e  tyre jashtë SHBA. Ai premtoi se do të reduktojë në 15 deri 20 % taksën që korporatat duhet ti paguajnë shtetit amerikan nga 35% që është aktualisht, dhe do të lehtësojë deri në 75 përqind procedurat ligjore. Presidenti Trump gjithashtu u zotua se do të ulë taksat edhe për kompanitë e huaja që prodhojnë në SHBA. Në të njëjtën kohë Trump ka qortuar vazhdimisht kompanitë të cilat kanë vendosur të operojnë jashtë kufijve të Amerikës. Pritet që presidenti të nënshkruajë shumë shpejt një valë urdhërash ekzekutivë dhe do takohet me disa kongresmenë të rëndësishëm.  Trump ka premtuar se do të zëvendësojë Obamacare me një reformë tjetër shëndetësore. Uashington Postit i premtoi se të gjithë qytetarët amerikane do të mbulohen nga kurat shëndetësore dhe shtëpitë farmaceutike do të jenë të detyruara të reduktojnë çmimet e tyre. Lidhur me emigracionin, një tjetër temë e rëndësishme e fushatës elektorale, Trump premtoi ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën. Sipas tij kostot duhet të paguhen nga vetë Meksika. Është folur gjithashtu edhe për të larguar 2 milionë emigrantë ilegalë dhe shtim të kontrolleve në kufij. Për të ribërë Amerikën të madhe, siç ka premtuar, Trump deklaroi se do të sjellë një rritje të paktën 4 përqind dhe krijimin e 25 milion vendeve pune, vetëm gjatë mandatit të parë. Do të reduktojë taksat për sipërmarrjet duke i kaluar nga 35 përqind në 15 përqind. Të ardhurat më të pakta, sipas Trump, do të mbulohen nga ngritja ekonomike. Të shohim nëse do të mjaftojë. Në fushën e energjisë, presidenti ka ndërmend të zhdukë barrierat e vendosura nga industria për të mbrojtur ambientin, dhe të rifusë në treg projekte të vjetra që ishin shmangur nga Obama. Trump ka deklaruar se do të largojë SHBA-në nga “Marrëveshja e Parisit” mbi klimën. Ai ka thënë se do rinegociojë edhe çështjet dhe marrëveshjet tregtare. Duke përsëritur se nuk do të zhvillojë më luftëra të kota dhe të vijë vërdallë nëpër botë, Trump ka siguruar se do të shtojë buxhetin e ushtrisë dhe ka ndërmend të reformojë NATO-n, që të paguajnë më shumë shtetet që nuk paguajnë aktualisht. Në plan të parë, lufta e tij duket e vështirë duke parë sa shumë çështje ka përpara. Por në letër ai mund të realizojë gjithë planet e tij duke qenë se Republikanët kanë në dorë të dyja dhomat e Kongresit. Por a mund t’i realizojë Trump të gjitha? Në të vërtetë, jo.