Opozita e Venezuelës largohet nga negociatat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43459-opozita_e_venezuelës_largohet_nga_negociatat
Partia opozitare e qeverisë së Venezuelës ka deklaruar se nuk do të vazhdojë negociatat me qeverinë e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2017 04:04 Europe/Tirane
  • Opozita e Venezuelës largohet nga negociatat

Partia opozitare e qeverisë së Venezuelës ka deklaruar se nuk do të vazhdojë negociatat me qeverinë e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se partia opozitare "Tryeza e Bashkimit Demokratik" në Venezuelë të enjten ka deklaruar se shkaku i largimit nga negociatat me qeverinë e këtij vendi, është mosrespektimi i angazhimeve të Qeverisë të caktuara në bisedimet e tetorit të vitit 2016. Sipas kësaj partie, Qeveria e Venezuelës deri më tani nuk ka plotësuar angazhimet e saj për lirimin e 100 të burgosurve politikë, për hapjen e një kanali humanitar për artikujt e domosdoshëm dhe në mungesë në këtë vend, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Partia opozitare "Tryeza e Bashkimit Demokratik" në Venezuelë fajtor për krizën ekonomike dhe inflacionin në këtë vend e konsideron qeverinë e presidentit venezuelas Nikollas Maduro.