Trump i jep ultimatum "Qenit të Tërbuar" për ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43475-trump_i_jep_ultimatum_qenit_të_tërbuar_për_isis
Autoritetet e Shtëpisë së Bardhë janë duke për përgatitur një dekret të ri të Donald Trump në të cilin kërkohet nga sekretari amerikan i mbrojtjes që të shtojë sulmet kundër ISIS në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2017 10:52 Europe/Tirane
  • Trump i jep ultimatum

Autoritetet e Shtëpisë së Bardhë janë duke për përgatitur një dekret të ri të Donald Trump në të cilin kërkohet nga sekretari amerikan i mbrojtjes që të shtojë sulmet kundër ISIS në Siri.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se "New York Times" në një raport të saj ka shkruar se Donald Trump të premten do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Pentagon dhe gjatë kësaj vizite do të kërkojë nga Xhejms Mattis, sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, do të kërkojë që brenda 30 ditëve të paraqesë alternativa të reja për luftën kundër grupit terrorist ISIS. Sipas këtij raporti, alternativat e mundshme mund të jetë zgjerimi i operacioneve luftarake duke inkuadruar numër më të madh të forcave ushtarake. Trump të mërkurën në një intervistë kanalin televiziv ABC, ka thënë se ai mbështet krijimin e zonave të sigurta në Siri.