Trump merr masa kundër emigrantëve nga vendet myslimane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43541-trump_merr_masa_kundër_emigrantëve_nga_vendet_myslimane
Pasojat e planeve të Donald Trump për t’i pezulluar vizat qytetarëve nga shtatë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, përfshirë këtu Iranin, kanë nisur të ndihen që tani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2017 10:43 Europe/Tirane
  • Trump merr masa kundër emigrantëve nga vendet myslimane

Pasojat e planeve të Donald Trump për t’i pezulluar vizat qytetarëve nga shtatë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, përfshirë këtu Iranin, kanë nisur të ndihen që tani.

Agjencitë e udhëtimit në shoqërinë iraniano-amerikane në Los Anxheles janë të parat e përballura me peshën e këtij vendimi, për të cilin thonë se do t’u vështirësojë jetën dhe biznesin. “Kjo ka për të qenë shumë e vështirë, si për komunitetin iranian në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe njerëzit që jetojnë në Iran e që kanë të afërm këtu. Ata nuk do të lëvizin dot. Edhe nëse do të duan të vijnë e të takojnë familjarët, do ta kenë të pamundur. Vetëm sot kemi pasur 5 anullime për shkak të këtij njoftimi”, thotë Mike Amiri, pronar i “Amiri Tours”.  Biznesmeni Trump i shndërruar në politikan duket i vendosur të dallojë nga paraardhësit e tij, duke vënë në jetë çdo premtim të fushatës. Në mesin e lëvizjeve tejet polemizuese të presidentit të ri do të jetë dhe nënshkrimi i urdhrave ekzekutivë që bllokojnë vizat për shtetasit nga Siria, Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. “Po e vuajmë shumë këtë lajm. Kjo për ne do të thotë ndërprerje të biznesit me Iranin”, thotë Farhad Besharati, nga agjencia e udhëtimit “ATT Vacation”.  Trump pritet të urdhërojë ndalimin e përkohshëm të hyrjes së refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, ku do të bëhen përjashtime vetëm për minoritetet fetare që i largohen persekutimit.