Trump u jep përparësi refugjatëve të krishterë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43561-trump_u_jep_përparësi_refugjatëve_të_krishterë
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar suspendimin e migrimit nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane për 90 ditë, derisa të implementohet procesi “ekstrem i shqyrtimit”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2017 14:00 Europe/Tirane
  • Trump u jep përparësi refugjatëve të krishterë

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar suspendimin e migrimit nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane për 90 ditë, derisa të implementohet procesi “ekstrem i shqyrtimit”.

Në urdhrat e tij nuk është specifikuar se cilat vende do të preken, por agjencitë e lajmeve raportuan se në këto masa me gjasë do të përfshihen Irani, Iraku, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Trump, po ashtu, ka urdhëruar pezullimin katërmujor të programit amerikan për refugjatë për Irakun, Afganistanin dhe Pakistanin. Ai e ka përcaktuar numrin prej 50 mijë refugjatëve nga e gjithë bota që Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë këtë vit. Një përjashtim madhor për ndalesën e refugjatëve është bërë për të krishterët sirianë, për të cilët Trump tha se janë të shtypur në vendin e tyre. “Po krijoj masa të reja të vërtetimit, që terroristët radikal islamikë të mbahen jashtë Shteteve të Bashkuara”, tha Trump derisa i ka paraqitur urdhrat e tij në Pentagon, dhe ka shtuar se “nuk i duam ata këtu”. “Ne vetëm dëshirojmë që në vendin tonë t’i pranojmë ata që do ta mbështesin vendin tonë dhe do ta duan thellësisht popullin tonë”, tha Trump.