Reagimet botërore ndaj urdhrave raciste të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43647-reagimet_botërore_ndaj_urdhrave_raciste_të_trump
Vendimi racist i presidentit të Amerikës për ndalimin e hyrjes së emigrantëve dhe të myslimanëve në territorin e SHBA, ka ngjallur një valë të gjerë të protestave botërore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2017 10:46 Europe/Tirane
  • Reagimet botërore ndaj urdhrave raciste të Trump

Vendimi racist i presidentit të Amerikës për ndalimin e hyrjes së emigrantëve dhe të myslimanëve në territorin e SHBA, ka ngjallur një valë të gjerë të protestave botërore.

Shumë personalitete, organizata dhe institucioneve ndërkombëtare dhe qytetarë të thjeshtë e kanë quajtur racist dhe jo njerëzor vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për ndalimin e hyrjes së disa emigrantëve dhe të myslimanëve në territorin e SHBA. Ndërkohë disa organizata amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si "Qendra Juridike Kombëtare për Emigrim dhe Unioni i Lirive Qytetare të Amerikës, hulumtuesit dhe profesorët e universiteteve në Amerikë, Organizata Ndërkombëtare për Emigracion dhe Komisariati i Lartë për Emigrantët i OKB kanë kritikuar ashpër vendimin e Trump dhe kanë kërkuar trajtim të njëjtë të emigrantëve pa parasysh fenë dhe kombësinë ose racën. Nga ana tjetër disa protestues janë mbledhur në aeroportin Xhon F. Kenedi të Nju Jorkut dhe kanë protestuar kundër urdhrit anti-emigrant të presidentit të Amerikës. Gjithashtu, me mijëra persona të shtunën në mbrëmje janë mbledhur në aeroportin ndërkombëtar të Çikagos dhe kanë protestuar kundër politikave të Donald Trump. Gazeta "Chikago Tribune" në një raport të saj ka shkruar se që nga koha e zbatimit të urdhrit të Donald Trump, janë arrestuar me dhjetëra persona në qytete të ndryshme të Amerikës që shumica prej tyre janë myslimanë. Gazeta tjetër amerikane " Los Angeles Times" në një raport të saj ka shkruar se 10-15 avokatë të emigracionit janë mbledhur në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles për të ndihmuar emigrantët e huaj të cilët janë arrestuar nga policia amerikane. Kjo është në kohën kur Donald Trump po e shfrytëzon rrjetin social Twitter si mjetë monopol të tij për të komunikuar me qytetarët, mirëpo drejtuesit e këtij rrjeti me publikimin e një mesazhi, në mënyrë zyrtare kanë deklaruar se janë kundër vendimit të presidentit amerikan për ndalimin e hyrjes së emigrantëve të huaj në Amerikë. Hillari Klinton gjithashtu ka kundërshtuar këtë vendim të Donald Trump dhe ka deklaruar solidaritetin e saj me myslimanët dhe me emigrantët e huaj në Amerikë. Francois Hollande, presidenti i Francës, gjithashtu ka theksuar se Evropa duhet t'i japë përgjigje të fortë Donald Trump. Zigmar Gabriel, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë dhe Jean-Marc Ayrault, ministri i jashtëm i Francës, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Paris, ka deklaruar se zbatimi i vendimit të Tromp është kundër vlerave njerëzore.