Kryeministri italian dënon sulmin terroirst në Kanada
Paolo Gentiloni, kryeministër i Italisë dënoi sulmin terrorist në një xhami në Quebec të Kanadasë dhe ka shprehur solidaritetin me viktimat dhe të afërmit e këtij sulmi.
Gentiloni tha se Italia qëndron pranë viktimave të këtij sulmi të urryer dhe është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë kanadeze në luftën kundër terrorizmit. Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një xhami në Quebec të Kanadasë. Kryeministri i vendit Justin Trudau e konsideroi sulmin terrorist. “E dënojmë me forcë këtë akt terrorist ndaj myslimanëve dhe qendrës së tyre të adhurimit e strehimit. Teksa autoritet po hetojnë dhe zbardhin ngjarjen, është vërtetë e dhimbshme të shohësh një dhunë të tillë të pakuptimtë. Diversiteti është forca jonë, dhe toleranca fetare është në vlerë që ne kanadezët e ruajmë me dashuri. Sipas informacioneve, të shtënat janë kryer nga tre persona në qendrën kulturore islamike të Kebekut gjatë kohës së lutjes së darkës të dielën. Policia, e cila mori thirrjen e parë të emergjencës pak para orës 20, ka arrestuar dy persona, teksa mediat lokale thonë se një i dyshuar i tretë mund të jetë ende në kërkim. Policia në një konferencë për shtyp tha se viktimat ishin nga mosha 35 në 70 vjeç. Në kohën e sulmit, më shumë se 50 persona mendohet të kenë qenë në ndërtesën dykatëshe, e quajtur xhamia e madhe e Quebecut, e cila është e pajisur me kamera survejimi.